Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë, Ronan Gargan.
Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti e Gargan kanë diskutuar për marrëdhëniet e mira bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, fushën e ICT-së dhe për shkëmbimin e përvojave sa i përket përfshirjes dhe bashkëpunimin me mërgatën.
“Kryeministri e falënderoi për mbështetjen dhe trajtimin me seriozitet të aplikimit të Kosovës në Këshill të Evropës gjatë presidencës së Irlandës”, njofton Zyra e Kryeministrit.
Në këtë takim Kurti e informoi ambasadorin Gargan për procesin e dialogut dhe arritjen e Marrëveshjes Bazë në Bruksel dhe për aneksin e zbatimit të saj, në Ohër.