Ministria e Ekonomisë e Sllovakisë ka thënë se do të bëjë një përjashtim nga çdo sankasion të naftës ruse, e rënë dakord nga Bashkimi Evropian në grupin e ardhshëm të sanksioneve kundër Moskës.
Për “Reuters”, Ministria e Ekonomisë së Sllovakisë ka thënë se ‘Nëse bëhet fjalë për një sanksion të naftës ruse si pjesë e një pakete të mëtejshme kundër Rusisë, atëherë Sllovakia do të kërkoi një përjashtim’ “, raporton “The Guardian”.
Përjashtimi i Sllovakisë për këtë çështje ende nuk është bërë i ditur.
Ndërsa, presidenti i Hungarisë Viktor Orban ka treguar më parë se zgjerimi i sanksioneve për të përfshirë sektorët e naftës dhe gazit është “një vijë e kuqe” për Hungarinë.
Rusia ka ndërprerë furnizimin e gazit për Poloninë e Bullgarinë.
Shefja e Komisionit Evropian, von der Leyen ka dënuar këtë veprim të Rusisë.
Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë