Bujanoc, çështja e pakicave shqiptare nuk zgjidhet në dialogun Kosovë-Serbi

Lugina e Preshevës pas pesë vitesh për herë të parë ka pritur në takim një ambasador amerikan në Serbi. Christopher Hill ishte nikoqir i kryetarit të Bujanocit gjatë ditës së sotme. Nga aty ai u njoftua për problemet e shqiptarve në këtë pjesë. Nga këtu ambasadori amerikan bëri të qartë se çështja e luginës nuk është pjesë e diskutimit në dialogun mes Kosovës e Serbisë

Pas pesë vitesh për herë të parë në zyre po ju shkon një përfaqësues amerikan i cili është me mision në Serbi.

Është ky ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, që gjatë së hënës nga afër u njoftua për problemet e shqiptarve nga i pari i Bujanocit, Nagip Mustafa.

Temë e këtij takimi, pa dyshim ishte marrëveshja e Ohrit mes kryeministrit të Kosovës e presidentit të Serbisë.

Për televizionin Dukagjini, Mustafa ka thënë se kanë kërkuar nga Hill që në tryezën e diskutimit në Bruksel të jenë temë e diskutimit edhe shqiptarët e kësaj zone.

“E njoftova ambasadorin me problemet e shqiptarve në Luginën e Preshevës, për pasivizimin që po e bën shteti serb ndaj shqiptarve këtu dhe për mosnjohjen e diplomave të studentëve shqiptarë. Ambasadori na njoftoi për marrëveshjen e Ohrit dhe unë kërkova që edhe çështja e Luginës së Preshevës duhet të jetë pjesë e diskutimit në mes të Kosovës e Serbisë. Kemi marrë një garancion për problemin e diplomave dhe pasivizimin e  shqiptarve dhe pritja e shqiptarve më një takim që do të mbahet javën e ardhshme me presidentin e Serbisë, Ambasadori tha se këto çështje do i shtyjë përpara. Ambasadori dha një mesazh se cdo gjë që është në tavolinen e diskutimit mes Kosovës e Sebrisë do të ndikojë për luginën”, ka thënë Nagip Arifi.

Por, këtë kërkesë të Arifit e hedhi poshtë vetë ambasadori amerikan.

Hill qartë ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve mes tyre, e jo me ndonjë çështje tjetër, duke specifikuar shqiptarët që jetojnë në Serbi.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhen ndonjë çështje tjetër, çështjet e pakicave këtu apo në pjesët tjera të vendit. Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, ka thënë Hill.

Me përgjigjen e ambasadorit u pajtua edhe Kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginen e Preshevës, Belgzim Kamberi.

Kamberi ka thënë se nga vizita e Hillit pret ndryshim të gjendjes së shqiptarve në atë zonë, por jo që tema e tyre të jetë pjesë e diskutimit mes Prishtinës e Beogradit.

Ndonëse jo në tryezen e Brukselit, ambasadori Hill gjatë takimit premtoi se çështjet e pakicës shqiptare do t’i diskutojë në javën e ardhshme me presidentin e kryeministren serbe.

Të martën ambasadori amerikan do ta vizitoj edhe Preshevën.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika