Policia dhe Dogana e Kosovës zbulojnë një punëtori të improvizuar për grirjen dhe paketimin e duhanit në Viti

Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe me autorizim të organeve të drejtësisë në Viti, në rajonin e Gjilanit, është kryer një operacion i bastisjes dhe kontrollit ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme

Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës dhe me autorizim të organeve të drejtësisë në Viti, në rajonin e Gjilanit, është kryer një operacion i bastisjes dhe kontrollit ndaj automjeteve dhe pronave të disa personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari të kundërligjshme.

“Gjatë kontrollit është hasur në sasi të konsiderueshme të duhanit të papërpunuar si dhe pajisje për grirje dhe paketim të duhanit”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje policia njofton se autoritetet kanë sekuestruar mallin dhe pajisjet, si dhe janë ndaluar disa persona të dyshuar nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kontarbandim me mallra”, “tregti e ndaluar dhe “shmangia e pagesave dhe tarifave të detyrushme doganore”.

“Veprimet e metejme janë në proces dhe po kryhen në koordinim të plotë me Prokurorinë kompetente dhe Doganën e Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftim.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika