24 vjet nga masakra në Izbicë

Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror

24 vjet më parë, në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt, u krye një ndër masakrat më të mëdha nga regjimi serb gjatë luftës në Kosovë.

Forcat policore dhe ushtarake serbe, pas rrethimit të mijëra civilëve të fshatit Izbicë dhe vendbanimeve përreth, veçuan 147 burra të rinj dhe pleq, të cilët i vranë dhe i masakruan, ndërsa pjesën tjetër e dëbuan jashtë Kosovës.

Izbica, shihej si vend i sigurt për banorët e shumë fshatrave të Skenderajt, që ishin të ekspozuar ndaj sulmeve të serbëve. Mijëra shqiptarë kishin shkuar aty, më 27 mars të vitit 1999.

Atë ditë, i ishin nënshtruar granatimit, e të nesërmen, gati të gjithë meshkujt e rritur kishin ikur në male, duke i lënë kryesisht gratë, fëmijët, dhe burrat e vjetër në një lëndinë të fshatit.

Ishte Ditë Bajrami.

Rreth 200 burra po qëndronin në lëndinë, duke pritur nga çasti në çast pushtimin e fshatit.

Kur policë, ushtarë e paramilitarë kishin mbërritur tek civilët, atyre ua kishin plaçkitur paratë dhe të gjitha gjërat e vlefshme, duke i ndarë gratë nga burrat.

Gratë dhe fëmijët u urdhëruan të merrnin rrugën për në Shqipëri kurse burrat u ekzekutuan gati të gjithë. Kishte edhe gra që u qëlluan.

Pas masakrës, kufomat e të vrarëve i varrosen në Izbicë, meshkujt që ishin strehuar në mal, por, forcat serbe i zhvarrosën më pas, duke i dërguar në lokacione të ndryshme në Kosovë e Serbi.

Nga 156 të ekzekutuarit, deri tani janë identifikuar 131 prej tyre. Kanë mbetur edhe 15 të tjerë, varret e të cilëve akoma presin kthimin.

Masakra në Izbicë hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë, ku vrasja masive, përdhosja e trupave dhe varrimi i tyre, përmes pamjeve satelitore, u bë lajm botëror.

23 vjet pas këtij krimi askush nga autorët dhe ekzekutuesit serbë nuk doli para drejtësisë vendore dhe asaj ndërkombëtare.

Në po të njëjtën datë, edhe familjet Bogujevci dhe Duriqi nga Podujeva e kanë pësuar të njëjtin fat, ku paramilitarët serbë masakruan 14 anëtarë të këtyre familjeve.

Kësaj masakre dhe 16 plumbave u mbijetoi Saranda Bogujevci, e cila tashmë është nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mëngjesin e së martës do të bëjë homazhe në Kompleksin memorial në Izbicë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika