Mblidhet përsëri juria e madhe e Manhatanit për hetimin e ish-presidentit Trump

Juria e madhe e Manhatanit, që po heton për ish-presidentin Donald Trump pritej të mblidhej të hënën për të dëgjuar prova të mëtejshme

Ish presidenti i ShBA-së, Donald Trump

Juria e madhe e Manhatanit, që po heton për ish-presidentin Donald Trump lidhur me pagesën për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels në ditët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016, në këmbim të heshtjes së saj, pritej të mblidhej të hënën për të dëgjuar prova të mëtejshme.

Është hera e parë që juria dëgjon dëshmi për këtë hetim që nga e hëna e kaluar.

Ish-presidenti Trump deklaroi më 18 mars në platformën e tij të mediave sociale, se ngritja e akt-akuzës ishte e pashamngshme dhe tha se priste të arrestohej të martën e kaluar. Që atëherë ai ka përdorur mungesën e një aktakuze për të pohuar, duke mos dhënë asnjë provë, se hetimi po dështon.

Ish-presidenti republikan gjithashtu ka përshkallëzuar retorikën e tij, duke paralajmëruar se “vdekja dhe shkatërrimi i mundshëm” do të shoqëronte çdo aktakuzë. Ai postoi gjithashtu një foto të tij duke mbajtur një shkop bejsbolli pranë një fotografie të Prokurorit të Manhatanit Alvin Bragg, një demokrat.

Pagesa në këmbim të heshtjes nuk përbën në vetvete një krim. Por prokurorët federalë thonë se pagesa për zonjën Daniels, si dhe për një grua tjetër, Karen McDougal, duhej të ishte raportuar si shpenzim fushate elektorale, ndërkohë që ato u regjistruan si shpenzim ligjor, një shkelje e ligjeve federale. Zoti Trump ka mohuar se pagesa ishte “kontribut për fushatën”.

Ekspertët ligjorë thonë që nëse ngrihen akuza, ato ka të ngjarë që të përqendrohen tek falsifikimi i dokumenteve financiare. Por në Nju Jork, falsifikimi i të dhënave të biznesit konsiderohet një kundravajtje. Për ta ngritur akuzën në nivelin e një vepre penale, prokurorët duhet të vërtetojnë se veprimi i mashtrimit (kundërvajtja) ka patur si synim mbulimin e një krimi tjetër.

Kjo është vetëm një nga sfidat ligjore për ish-presidentin që ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2024.

Prokurori i posaçëm Jack Smith po drejton hetimet e Departamentit të Drejtësisë mbi dokumentet sekrete që iu gjetën ish-presidentit në rezidencën e tioj private, pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, si edhe mbi përpjekjet e zotit Trump dhe aleatëve të tij, për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020. Një hetim, tjetër është duke u zhvilluar nga prokurori në Xhorxhia, mbi përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet. VoA

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika