Pas barazimit 1:1 me Izraelin, kombëtarja e Kosovës, këtë të martë e pret në shtëpi kombëtaren e Andorës.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe pritet të nisë në orën 20:45.
Gjatë konferencës së djeshme, trajneri i Kosovës Alain Giresse ka shtuar se, edhe pse nuk duhet nënvlerësuar ndaj Andorës, dardanët do të kërkojnë pikët e plota.
Në grupin që bën pjesë Kosova, tabela kryesohet nga Zvicra dhe Romania të cilat i kanë nga tri pikë.
Pozitën e tretë dhe të katërt e mbajnë Kosova dhe Izraeli me nga një pikë, kurse krejt në fund me zero pikë qëndron kombëtarja e Andorës.