Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë dy persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, si dhe janë shënuar 18 raste pozitive.
Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 7 qytetarë.
Numri i rasteve aktive është 121.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 273.682 raste me COVID-19, ndërsa prej tyre 3214 kanë përfunduar me fatalitet.
Ndër të tjera, 270.347 persona janë shëruar.