Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, është takuar me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO-s, Ariella Viehe.
Në këtë takim, shefi i EULEX-it dhe ajo e NATO-s kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.
“Një diskutim i shkëlqyeshëm me shefen e Operacioneve Aktuale të NATO’s, Ariella Viehe, për situatën e sigurisë në Kosovë, pas krizës së vitit të kaluar dhe në dritën e zgjedhjeve komunale në 4 komunat veriore”, ka shkruar Wigemark.
Temë diskutimi në këtë takim ishte edhe bashkëpunimi i ngushtë në mes të EULEX-it dhe NATO-s.
Ndryshe, afati për zgjedhjet komunale në katër komunat veriore është caktuar për 23 prill.
Ndërsa, Lista Serbe tashmë zyrtarisht ka konfirmuar se nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje.