Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave

"Faktorët ndërkombëtarë duhet të kushtëzojnë Serbinë t'i hapë arkivat e saj, arkivat e klasifikuara të Serbisë, urdhërat shtetërorë, kërkojmë ato që i ka bërë përmes policisë dhe ushtrisë së saj, që të na çojnë në informacione të sakta në zbardhjen e fatit të pagjeturve", kështu ka deklaruar kryesuesi i Komisionit Qeveritar për të Zhdukurit, Andin Hoti

Andin Hoti

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, ka kërkuar nga akterët ndërkombëtarë që ta kushtëzojnë Serbinë që t’i hapë arkivat, në mundësi që Kosova të ketë mundësi të ketë informacione të sakta në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

Në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini, Hoti ka thënë se ka insistuar që për çështjen e personave të pagjetur të ketë një nen të veçantë në aneksin e Marrëveshjes Bazë, në mes të Kosovës dhe Serbisë të dakorduar në Ohër.

“Më 27 shkurt në takimin në Bruksel, çështja e personave të zhdukur ka qenë në nenin 6, ka qenë insistimi im që në aneks të ketë afate kohore dhe të ketë nen të veçantë për fatin e të pagjeturve. Afatet kohore Serbia i ka refuzuar kategorikisht, unë nuk i besoj Serbisë, kam arsye të mjaftueshme të mos i besoj Serbisë”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se Neni 6 thotë që të formohet një komitet i përbashkët dhe të monitorohet prej BE-së, për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe se neni i fundit thotë se moszbatimi i këtij aneksi nga cilado palë do të ketë ndëshkime nga faktori ndërkombëtar.

“Faktori ndërkombëtar duhet ta kushtëzojë Serbinë t’i hapë arkivat e saj, arkivat e klasifikuara të Serbisë, urdhërat shtetërorë, kërkojmë ato që i ka bërë përmes policisë dhe ushtrisë së saj, që të na çojnë në informacione të sakta në zbardhjen e fatit të pagjeturve”, ka vijuar Hoti.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika