Raporti i Auditimit: Toksikologu refuzon ta bëjë punën që i përshkruhet

Një raport i auditimit të brendshëm të IML-së për punën e këtij institucioni në periudhën 2003-2021, që i është dorëzuar Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, flet për “protestën” që njëri nga toksikologët bën gjatë orarit të punës. Autorët e raportit, të cilin e ka siguruar RTV Dukagjini, nuk ia kanë përmendur emrin këtij toksikologu por kanë ngritur shqetësime për mospunën e tij që sipas tyre refuzon ta bëjë kategorikisht

Këto epruveta e pajisje tjera që nevojiten për analiza toksikologjike, duket se nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga toksikologu përgjegjës.

Në një raport të auditimit të brendshëm të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ngriten shumë pakënaqësi për punën e njëri nga tre punonjësit të laboratorit të toksikologjisë.

Përpiluesit e këtij auditimi duke ruajtur identitetin e toksikologut, thonë se i njëjti refuzon qe t’i kryej disa nga punët në bazë të përshkrimit të detyrave të tij.

Raporti i Auditimit të IML-së thotë se “Toksikologut në prill 2021 është iniciuar procedurë disiplinore ndaj tij dhe komisioni ka ndërmarrë masa disiplinore. Vlerësimi i punës për toksikologun është kryer nga Udhëheqësi i Divizionit të Mjekësisë Ligjore dhe është vlerësuar me notën 4.3. për vitin 2021.  Në bazë te kësaj ne konstatojmë se i njëjti refuzon qe t’i kryej disa nga detyrat në bazë të përshkrimit të detyrave të tij, me arsyetimin se këto duhet t’i kryej tekniku i laboratorit ndërsa zyrtari në fjalë të përpiloj raportin mbi analizat”.

Në këtë raport vihet në theks edhe mungesa e ekipit në laboratorin e toksikologjisë.

Raportim i Auditimit të IML-së tutje thotë se “Në marrëdhënie punë në laboratorin e toksikologjisë janë tre zyrtare. Aktualisht në laboratorin e toksikologjisë është duke punuar vetëm një zyrtare(laborante),njëra është në pushim të lehonisë, ndërsa toksikologu nuk e kryen punën në bazë të përshkrimit në konkurs”.

Dokumenti i brendshëm i IML-së, që e ka siguruar Dukagjini, poashtu flitet për inicim të procedurave disiplinore ndaj mjekut të njëjtë i cili shumë herë duket se ka “protestuar”, por nuk tregohen se cilat janë arsyet e pakënaqësive të tij.

Televizioni ka raportuar edhe ditëve të kaluara për këtë raport, sipas të cilit gjithashtu, janë mbi 600 autopsi të papërfunduara.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika