Kurti: Ligjin për KPK-në do ta rishkruajë ministrja Albulena Haxhiu

Kryeministri Kurti ka thënë se nuk do ta shkarkojë ministren e Drejtësisë lidhur me shkeljen e Kushtetutës me anë të Ligjit për KPK-në, por ka shtuar se ministrja Haxhiu do ta rishkruajë ligjin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Ligjin e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshëm, do ta rishkruajë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Përkundër që doli antikushtetues, ligji për KPK-në, sipas Kurtit, ishte i mirë.

“Albulena si ministre e Drejtësisë e ka për detyrë ta rishkruajë. Ai ligj ka qenë i mirë, kemi nevojë për reforma në drejtësi, besoj që ka qenë i mirë. Gjykata nuk po beson që ka qenë i mirë apo i drejtë”, ka thënë ai.

Nëse nuk ka mundësi të gjendet një formulim i cili i përfshin vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, atëherë sipas Kurtit, duhet një vendim i ri politik.

Kurti ka thënë se nuk do ta shkarkojë ministren e Drejtësisë, por se ajo do ta rishkruajë ligjin.

“Le ta lexon MD-ja dhe të ma sjellin, dhe të shoh se a ka pasur mundësi që ta gjejmë një formulim, i cili i përfshin vërejtjet që na ka dhënë gjykata, nëse nuk është e mundshme duhet vendim i ri politik, nëse është e mundshme kryhet me Ministrinë e Drejtësisë”, ka thënë Kurti.

Kurti tha se shkelja e Kushtetutës nga Haxhiu nuk është i njëjtë sikurse ai i Isa Mustafës për Asociacionin, sipas tij, ka shkelje të buta të Kushtetutës dhe të forta.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika