Kylie Jenner ka veshur një fustan të bardhë që ngjason si fustan nuseje në Met Gala 2022. I gjithë grupi Kardashian dhe Jenner ishin të pranishëm, duke përfshirë Kim Kardashian me një fustan vintage, i cili ishte i veshur nga Marilyn Monroe.
Kylie Jenner në këtë mbrëmje ka veshur një fustan nuseje bashkëkohore, të dizajnuar nga themeluesi i OFF-White, Virgil Abloh, transmeton “VOGUE”.
Kylie Jenner ka veshur një kapelë bejsbolli mbrapsht që ishte e stolisur me një vello të vogël të dizajnuar me lule. Ky stil i ngjashëm mbyll shfaqjen e vjeshtës 2022, e cila është projektuar nga Abloh para se të vdiste në nëntor të vitit 2021 në moshën 41 vjeçare.
Abloh ishte një pionier që ishte i njohur për përmbysjen e shumë pamjeve me veshjet e rrugës. Duke e veshur këtë fustan, Jenner ka “ringjallur” shpirtin e Abloh, i cili kishte një karrierë të suksesshme.
Stilisti Virgil Abroh konsiderohet si një ndër talentët më të mëdhenj amerikan në modë.