Rama i jep mbështetje Zelenskyyt, përmend edhe Kosovën

Kryeministri Rama tha se Shqipëria nuk i ka mundësitë aq të mëdha sa ta ndihmojë shtetin ukrainas në mënyrë monetare, por që, sipas tij, Shqipëria kudo që do t’i jepet mundësia do ta ngrejë zërin për lirinë e Ukrainës

Pas adresimit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy para deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë, ka folur edhe kryeministri Edi Rama i cili ka është shprehur se shteti i Ukrainës do ta ketë secilën ndihmë që do të mund t’ia jepë Shqipëria.

Kryeministri Rama, tha se Shqipëria nuk i ka mundësitë aq të mëdha sa ta ndihmojë shtetin ukrainas në mënyrë monetare, por që, sipas tij, Shqipëria kudo që do t’i jepet mundësia do ta ngrejë zërin për lirinë e Ukrainës.

Pushtimin e Ukrainës nga Rusia, Rama e ka krahasuar me spastrimin etnik që ka bërë Serbia në Kosovë. Sipas kryeministrit Rama, ekziston një ngjashmëri në mes këtyre dy pushtimeve.

“Edhe pse mizorinë nuk mund ta perceptojmë sa e si duhet, sikurse populli ukrainas, më lejoni t’ju them se historia jonë e afërt ku gjysmë milionë shqiptarë u shpërngulën përmes spastrimit etnik nga trojet e tyre në Kosovë dhe gjetën strehë në Shqipëri në bën ta ndjejmë nga larg dhimbjen e Ukrainës”, ka deklaruar kryeministri Rama.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Tutje ai theksoi se për çështjen e agresionit rus në Ukrainë i gjithë spektri politik në Shqipëri ka qenë njëzëri në mbështetje të shtetit ukrainas.

Sipas tij, rrallëherë ndodh që pozita e opozita të mos kundërshtohen mes vete. Përpos opozitës, ai e përmendi edhe rreshtimin e Kosovës në krah të Ukrainës.

“Janë shumë të rralla rastet ku në këtë parlament palët kanë rënë dakord, dhe mbështetja për Ukrainën është ndër rastet e rralla kur kemi qenë dakord pa bërë asnjë diskutim. Qysh prej orëve të para të pushtimit të Ukrainës, i gjithë populli ynë, përfshirë edhe Kosovën, jemi rreshtuar me ju”, deklaroi Rama.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy

Shija e redaktorit

Osmani dekreton 24 prokurorë, gati gjysma gra

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK), ka dekretuar 24 prokurorë të rinj, ku pothuajse gjysma prej tyre janë...

Hovenier përfundon misionin në Kosovë me homazhe para shtatores së...

Presidentja Vjosa Osmani, së bashku me ambasadorin e SHBA-së, Jeffrey Hovenier, pas takimit lamtumirës në Presidencë, në përmbyllje të mandatit të diplomatit amerikan në...

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Të fundit nga rubrika