Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se se në fillim të muajt prill do të arrijë kontingjenti i i ri me material shtesë për furnizim me dokumente personale.
Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e MPB-së, Nora Fetoshi.
“Në fillim të javës tjetër do të arrijë kontingjenti i ri me material për furnizimin me dokumente personale”, ka thënë Fetoshi.
Një ditë më parë MPB kishte bërë të ditur se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet, pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.