Agjencia Kadastrale u hap rrugë investimeve strategjike të FSK-së në rajonin e Gjakovës

Për arsye të interesit nacional strategjik, Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se e kanë përshpejtuar regjistrimin e pronave, duke u hapur rrugë investimeve strategjike të FSK-së në Komunën e Gjakovës

Agjencia Kadastrale e Kosovës ka bërë të ditur se e kanë përshpejtuar regjistrimin e pronave duke u hapur rrugë investimeve strategjike të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Komunën e Gjakovës.

Me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe për arsye të interesit nacional strategjik, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marrë përsipër azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.

“Me propozimin e Departamentit të Shpronësimit në kuadër të MMPHI, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.19/67 me datën 09.03.2022 për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të pronarëve të cilat janë pjesë e projektit për ndërtimin e ‘’Poligonit Kryesor të Trajnimeve’’ për nevoja të FSK-së”, thuhet në njoftim.

Në njoftim bëhet e ditur se poligoni përfshin zonat kadastrale si Babaj i Bokës, Shishman i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të Komunës së Gjakovës dhe, gjithsej, janë përfshirë 407 parcela.

“Me qëllim të përshpejtimit të procedurave, elaborati i shpronësimit për këtë lokacion është punuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe janë përfshi 24 parcela. Të gjitha pronat e shpronësuara janë bartur në emër të Republikës së Kosovës dhe me këtë veprim është hapur rruga për realizimin e projekteve strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

Ndryshe, të enjten, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i kanë prezantuar dy projekte, me të cilat synohet rritja e kapaciteteve trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës për arsye strategjike në Babaj të Bokës të Gjakovës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Në një konferencë të përbashkët për media, Mehaj ka theksuar se Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kurse në Babaj të Bokës, sipas tij, do të shndërrohet në zonë operacionale të FSK-së, ku do të ndërtohen poligone taktike sipas standardeve të NATO-s.

Ai ka potencuar se poligonet taktike në Babaj të Bokës do të jenë moderne, që do të ndërtohen sipas standardeve të ushtrisë amerikane dhe të NATO-s.

“Këto poligone do jenë në funksion jo vetëm për ushtrinë tonë por edhe të gjithë partnerët tanë strategjikë. Kurse në aeroport planifikohet ndërtimi i objekteve të ndryshme me qëllime operacionale për ushtrinë e Kosovës”, ka thënë Mehaj.

Në anën tjetër, ministri Aliu ka thënë se shpronësimi i pronave për t’i realizuar këto projekte kanë qenë prioritete për Ministrinë që ai drejton.

“Kemi arritur në vitin 2023 të kryejmë shpronësimet për arsye strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes. Deri më tani janë kryer 9.4 milionë euro pagesa. Pas kryerjes së pagesave, kemi bërë kërkesë tek Agjencia Kadastrale që pronat e shpronësuara t’i kalojnë Qeverisë për nevojë të Ministrisë së Mbrojtjes. Pothuajse të gjitha pronat janë bartur në emër të Qeverisë”, ka thënë Aliu.

Po ashtu, Aliu ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për realizimin e këtyre projekteve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika