Vela për pretendimet se Kushtetuesja “do ta rrëzojë” presidenten: Është tentim puç ndaj institucioneve, si i tillë do të dështojë

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për pretendimet se Kushtetuesja “do ta rrëzojë” presidenten, ka thënë se kjo "është tentim puç ndaj institucioneve të Kosovës dhe si e tillë sipas tij do të dështojë"

Blerimi Vela, Shef i Kabinetit të Presidentes

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” presidenten, sipas tij, është “synim perfid” për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik.

Me anë të një postimi në Twitter, Vela ka thënë se çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut është vetëm skenar i vetë Serbisë.

Vela ka theksuar se kjo është përpjekje për ndikim të vendimmarrjes gjyqësore dhe “tentim puç ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, dhe si e tillë do të dështojë”.

“GjK është institucion i pavarur, e cila ka detyrim të qartë ligjor për të ruajtur integritetin e vendimmarrjes gjyqësore. E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve”.

“Çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut (në veçanti për ta parandaluar zbatimin e nenit 4, të marrëveshjes), është vetëm skenar i vetë Serbisë”, shkroi ai.

Vjosa Osmani është zgjedhur presidente në rundin e tretë të votimit me 71 vota për, derisa në votim kanë marrë pjesë 82 deputetë.

Berisha nuk i ka të qarta arsyet e vonesës së vendimit të Kushtetueses

Ndërkaq, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka komentuar ankesën kandidatëve për deputetët nga komunitet pakicë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Sipas tij, edhe nëse Gjykata kushtetuese u jep të drejtë politikanëve nga komuniteti egjiptian Veton Berisha dhe atij të komunitetit rom, Albert Kinolli, presidentes së Kosovës nuk i rrezikohet pozita.

“Edhe nëse Gjykata Kushtetuese vendos pozitivisht sipas kërkesës së deputeteve Berisha dhe Kinolli të cilët kanë kontestuar kushtetutshmërinë e Aktgjykimit AA.nr.29/2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës, si dhe Vendimit Anr.736/2021 të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), sipas praktikes së ndërtuar nga vet Gjykata Kushtetuese por edhe standardet ndërkombëtare lidhur me parimin e sigurisë juridike, nuk mund të rrezikohet mandati i Presidentes së Republikës apo qeverisë”, ka thënë Miftaraj.

“Në radhe të parë, ankesa e dorëzuar nga dy kandidatët për deputetë nëse rezulton e suksesshme, potencialisht mund të revokohet mandati i një deputeti nga partia Romani Iniciativa në dobi të kandidatit për deputet Veton Berisha, për shkak të dyshimeve potenciale për deformim të mekanizmit të ulëseve të garantuara, duke mos anuluar të gjitha votat që subjektet politike të komuniteteve joshumicë kishin fituar nga komunitetet tjera të cilave ata nuk i përkisnin”, ka shkruar ai.

Miftaraj: Edhe nëse Berisha e Kinolli e fitojnë rastin në Kushtetuese, Presidentes s’i rrezikohet pozita

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika