AGK i reagon Velës: E rrezikshme dhe e papranueshme gjuha e shefit të stafit të presidentes Osmani

Kryetari i Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) Xhemeajl Rexha,

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) e ka cilësuar si të papranueshme gjuhën e përdorur ndaj mediave nga shefi i stafit të presidentes Osmani, Blerim Vela.

Me anë të një komunikate, AGK ka thënë se kjo nuk është hera e parë që Vela ka sulmuar mediat e Kosovës.

“Jo për herë të parë, Blerim Vela – Shef i Stafit të Presidentes së Kosovë, Vjosa Osmani, ka sulmuar mediat e Kosovës, pas raportimeve për një vendim të pritshëm të Gjykatës Kushtetuese për deputetë të minoriteteve në Kuvendin e Kosovës, që si zinxhir mund të vë në pikëpyetje zgjedhjen e Presidentes”.

Blerim Vela ka thënë se pretendimet se gjoja Gjykata Kushtetuese do ta “rrëzojë” presidenten, sipas tij, është “synim perfid” për t’i bërë presion Gjykatës dhe për të krijuar huti në publik.

“E kemi plotësisht të qartë se dezinformatat dhe propaganda që bëhet gjoja duke u thirrë “në burime brenda Gjykatës”, janë pjesë e luftës speciale të realizuar sipas skemës së përgatitur nga Beogradi dhe të realizuar përmes kriminelëve të veriut dhe sekserëve të tyre, të cilët ndodhen në listën e zezë të ShBA-ve”, ka thënë Vela.

Për këtë AGK-ja ka reaguar duke i bërë thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që të ndalojë sulmet ndaj mediave nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre.

“Kjo është një gjuhë e papranueshme dhe shumë e rrezikshme që rëndon ambientin e punës së gazetarëve në Kosovë. Për më tepër është vazhdimësi e sulmeve të zotit Vela ndaj mediave. Teksa merr pjesë në Samitin e Demokracisë, AGK-ja i bën thirrje të përsëritur presidentes Vjosa Osmani që përfundimisht të ndalojë sulmet ndaj mediave nga kabineti i saj, e që shërbejnë si presion direkt në punën e tyre”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Ndryshe, me anë të një postimi në Twitter, Vela ka thënë se çfarëdo skenari eventual për të shkaktuar kriza institucionale në Kosovë dhe për ta nxjerrë nga binarët procesin e dialogut është vetëm skenar i vetë Serbisë.

Vela ka theksuar se kjo është përpjekje për ndikim të vendimmarrjes gjyqësore dhe “tentim puç ndaj institucioneve legjitime të Republikës së Kosovës, dhe si e tillë do të dështojë”.

Vela për pretendimet se Kushtetuesja “do ta rrëzojë” presidenten: Është tentim puç ndaj institucioneve, si i tillë do të dështojë

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika