Shpejtësia e karikimit të baterisë së shpejti do të arrijë një nivel të ri, ndërsa kapaciteti i baterisë në telefon gjithashtu pritet të rritet, shkruan TechnoNews.
Prodhuesit kanë filluar të krijojnë, dhe disa tashmë po planifikojnë të praktikojnë, teknologji të reja të karikimit të shpejtë të baterive.
Ngarkuesit me fuqi deri në 300W do të dalin në treg së shpejti.
Gjatë periudhës së ardhshme, kompanitë OnePlus, Realme, Oppo dhe të tjera duhet ta zbatojnë karikimin e shpejtë të baterisë 300W në telefonat e tyre.
Përveç rritjes së shpejtësisë së karikimit, pritet edhe një kapacitet më i madh i baterisë.
Kështu, shumë prodhues do të përdorin bateri 5500 mAh në vend të 5000 mAh sa është tash.
Është seria OnePlus 12 që mund të sjellë një shpejtësi karikimi të baterisë prej 300 W, që do të thotë se në teori telefoni duhet të karikohet nga zero në 100% në 10 minuta ose më pak.
Mbetet për t’u parë nëse prodhuesit do të punojnë gjithashtu për të përmirësuar kohëzgjatjen, jetëgjatësinë e baterive dhe performancën e tyre.