Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me 1000 euro klubin e futbollit Gjilani.
Në arsyetimin e KD-së thuhet se pas përfundimit të ndeshjes Gjilani – Llapi, disa persona kanë tentuar ta sulmojnë gjyqtarit kryesor, Genc Nuza.
Po ashtu me 300 euro është dënuar edhe drejtori sportiv i Gjilanit, Sevdail Robelli.
Robelli ka ofenduar rëndë gjyqtarin Nuza në prezencë të zyrtarëve dhe lojtarëve të skuadrave.
“‘SC ”Gjilani”.Pas përfundimit të ndeshjes disa persona (shikues) të paautorizuar hynë në fushën e lojës, ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojnë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Po ashtu edhe në parkingun e stadiumit, derisa gjyqtarët kanë shkuar të vetura, prap disa persona ofendojnë rëndë dhe tentojnë ta sulmojn gjyqtarin kryesor të ndeshjes në prezencë të zyrtarëve policor. Sipas raporteve të personave zyrtar të ndeshjes Gjilani –Llapi”, thuhet në njoftimin e FFK-së.