4 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 4 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar 4 raste të reja dhe asnjë person të vdekur nga COVID-19 në Kosovë.

Numri i të infektuarve vjen nga 900 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar, gjithsej, 18 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë, gjithsej, 414.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është vaksinuar asnjë person kundër Coronavirusit.

Ndërkaq, 902 mijë e 401 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 822 mijë e 45.

Ndryshe, numri i marrjes së dozave të treta apo përforcuese ka arritur në 101 mijë e 629.

Janë një milion e 826 mijë e 401 doza të administruara në total.

Një ditë më parë, më 24 prill, në Kosovë 11 raste kanë qenë aktive, 30 persona janë vaksinuar dhe asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Coronavirusi.

Statistikat të publikuara nga faqja zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë, në Facebook

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika