Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi kanë sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur të mërkurën e 29 marsit, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”, në ora 07:55.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit e kanë sulmuar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, thuhet në raportin e policisë.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.
Ndërkaq, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.