Haradinaj kujton masakrën në Pastasellë të Rahovecit: Përgjegjësit për këtë krim mbesin ende të pandëshkuar

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar masakrën në Pastasellë të Rahovecit.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se dora barbare e Serbisë nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies së tyre.

24 vite pas, kreu i AAK-së ka thënë se përgjegjësit për këtë krim mbesin ende të pandëshkuar.

“Kujtojmë motrat e vëllezërit tanë që u martirizuan 24 vjet më parë në Pastasellë të Rahovecit. Dora barbare nuk i kurseu as të miturit, as gratë e pleqtë, në tentim të zhbërjes së qenies tonë. Përgjegjësit për këtë krim makabër mbesin ende të pandëshkuar!

Përjetësisht të përulur para sakrificës së madhe, që kurrë nuk e harrojmë”.

Ndryshe, e premtja e 31 marsit shënon 24-vjetorin e Masakrës në Pastasellë të Komunës së Rahovecit dhe në Burim të Malishevës.

Në masakrën në Pastasellë të Rahovecit janë vrarë dhe masakruar 106 persona, nga ky fshat dhe fshatrat e tjera përreth. Sot e kësaj dite nga kjo masakër ende ka familjarë që kërkojnë t’i kthehen trupat e më të dashurve të tyre, të cilët edhe pas 24 vjetësh figurojnë të pagjetur.

Të vrarët më pas u dogjën, ndërsa të mbijetuar nga kjo masakër figuruan 13 persona.

Deri tani nuk është dënuar asnjë serb që ka marrë pjesë në masakrën e fshatit Pastasellë.

Krahas përvjetorit të kësaj masakre, mbushen edhe 24 vjet nga masakra në Burim të Malishevës.

Në këtë të fundit u masakruan 42 civilë shqiptarë, përcjell KP.

As për këtë masakër, asnjë serb nuk u mbajt përgjegjës.

Masakra në Pastasellë të Rahovecit dhe në Burim të Malishevës janë ndër nga masakrat më të tmerrshme që kanë bërë forcat kriminale serbe gjatë luftës së Kosovës të vitit 1999.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika