Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në komunën e Obiliqit.
Vdekjen e saj, sipas policisë, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML në obduksion”, thuhet në njoftim.