Ministria e Drejtësisë rendit sukseset e saj në dy vjet

Përmes një videoje të publikuar, Ministria e Drejtësisë ka rënditur sukseset e saj përgjatë dy vjetëve të fundit, duke treguar ndryshimet në sistemin e drejtësisë, reformat për dhunë në familje, adresimin e krimeve të luftës, transparencën me media dhe jo vetëm

Ministria e Drejtësisë në Kosovë

Ministria e Drejtësisë në krye me ministren Albulena Haxhiu, ka renditur sukseset e saj përgjatë dy vjetësh.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Haxhiu ka folur për reformat e arritura në sistemin e drejtësisë, duke thënë se në dy vjetët e fundit, Komisioni i Venecias ka dhënë dritën e gjelbër për Vettingun në drejtësi, është realizuar Byroja për konfiskim në përputhje me opinionet e Komisionit të Venecias, është funksionalizuar Gjykata Komerciale.

“Në periudhën dyvjeçare janë miratuar mbi 70 projektligje dhe akte të Ministrisë së Drejtësisë dhe janë nxjerrë 244 vendime nga ministrja Haxhiu. Hapa të rëndësishëm janë marrë në reformat në drejtësi, përfshirë Vetingun, luftën ndaj krimit të organizuar, korrupsionit, adresimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore si dhe adresimin e krimeve të luftës”, thuhet në videon e publikuar.

Krahas kësaj, Haxhiu ka deklaruar se janë kursyer rreth 100 milionë euro nga dy fitoret e Republikës së Kosovës në Arbitrazhin Ndërkombëtar, dhe se MD-ja është angazhuar në aktivitete për parandalimin dhe adresimin e rasteve të dhunës në familje.

Për këtë të fundit, ministrja Haxhiu ka thënë se janë miratuar katër akte të rëndësishme. MD thotë se ka hapur dyert e saj për 1600 qytetarë.

“Mbi 1600 qytetarë janë pritur në Ministrinë e Drejtësisë dhe kanë drejtuar shqetësimet e tyre përmes komunikimit elektronik, sepse i kemi dyert e hapura për qytetarët, sepse ne ju shërbejmë atyre”.

Sa i përket raportit me media, MD thotë se ka ofruar përgjigjet e saj në pyetjet e dërguara nga mediat, tërësisht.

Për fund, Haxhiu ka deklaruar se mbetet akoma punë për t’u bërë, dhe për këtë, MD në krye me Haxhiun është në rrugë të mbarë.

Së fundmi, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ligj ky i cili ishte kërkuar të rivlerësohej nga deputetët e PDK-së dhe të LDK-së.

Nga ana e Haxhiut, kjo ishte konsideruar si interes individual i anëtarëve të KPK-së.

“Për Gjykatën Kushtetuese më i rëndësishëm është interesi individual i anëtarëve të KPK-së, dhe atë jo të gjithëve, por disa prej tyre, sesa interesi i përgjithshëm, sesa ndalimi i korporatizmit në një insitutcion të rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, për vetë sistemin prokurorial, për vetë sistemin e drejtësisë në përgjithësi”, kishte deklaruar ajo.

Ndërkaq, pika e vendimit të parë u cilësua nga ana e Haxhiut si “paradoksale”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika