Rrahje në Prishtinë, tre persona përfundojnë në QKUK

Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një përleshjeje fizike te "Rruga C" në Prishtinë, tre persona kanë pranuar tretman mjekësor në QKUK

Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e përfshirjes në një rrahje në rrugën “Alpet Shqiptare”, te “Rruga C” në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur për RTV Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Pas rastit, tre personat kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK.

Aktualisht, Borovci ka thënë se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave në lidhje me këtë rast.

“Rreth orës 10:15 është pranuar informata për një rrahje në mes të disa personave, të  ndodhur në rrugën ‘Alpet Shqiptare’ në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para bëhet e ditur se tre persona të lënduar kanë kërkuar trajtim mjekësor në QKUK. Aktualisht, po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme operativo-policore me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.

Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktojë edhe me QKUK-në në lidhje me këtë rast, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Shija e redaktorit

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Të fundit nga rubrika