“Paris Fashion Week” është vendi ku janë prezantuar dy dizenjatoret kosovare, Vlora dhe Kaltrina Neziri.
Kompania e modës “Vlora&Kaltrina” janë shfaqur me 5 Mars me koleksionin e tyre “Nuit Noir” në “Palace Vendom”, shtëpinë e markave të njohura botërore, si “Chanel”, “Dior”, “Louis Vuitton”, “Cartier”, etj.
Koleksioni “Nuit Noir” i përbërë nga fustanet e zinj, elegant dhe të dominuar nga një dozë e fortë elegance dhe misteri, kanë marrë kritika pozitive nga të pranishmit, duke përfshirë median, personazhe VIP, influencer, etj.
Në intervistat dhënë pas prezantimit në “PFW”, motrat Neziri janë shprehur se kjo është një ëndërr e bërë realitet.