Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me djegien e veturave me targa RKS në veri të Kosovës.
Përmes një cicërime në Twitter, ambasadori gjerman ka mbështetur deklaratën e BE-së, e cila ka dënuar ashpër djegien e veturave me targa RKS së fundmi në veri.
Ai beson se institucionet e Kosovës do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.
“Jam plotësisht dakord. Dhuna nuk është kurrë një opsion! Kam besim të plotë se autoritetet kosovare do t’i hetojnë rastet tërësisht dhe do t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar Rohde.
I fully agree. Violence is never an option! I have full confidence that the Kosovar authorities will investigate the cases thoroughly and bring those responsible to justice. https://t.co/G5ky3sJiPi
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) March 31, 2023
Ndryshe, në dy ditët e fundit në veri janë djegur gjithsej pesë vetura, të cilat ishin të regjistruara me targa RKS.
Në mbrëmjen e së mërkurës, dy vetura të serbëve të Kosovës, të cilat ishin me targa RKS, janë djegur në Zubin Potok.
Ndërsa, të enjten tri veturat, po ashtu, me targa RKS janë djegur në Zveçan, ndërsa dy të tjerat në Mitrovicë të Veriut.
Shefi i BE-së në Kosovë: Dënojmë ashpër djegien e veturave në veri