Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.
Këtë marsh e mbështet edhe kryeparlamentari i Kuvendit, Glauk Konjufca.
Më herët nëpërmjet nj postimi edhe Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur se e përkrahin marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.