Ideatorët e platformës “Liria ka Emër” kanë vizituar kompleksin Memorial në Reçak.
Nga aty, ata kanë bërë thirrje që për për amanetin e atyre që nuk janë në mesin tonë për lirinë tonë, për ata që amanetin e të rënëve për liri e quan në vend, për UÇK-në, të dielën të “Marshohet për Drejtësi”.
“Sot ishim në Reçak, në vendin ku dhimbja ka shumë emra, aty ku ndodhi kthesa e historisë së Kosovës. Për amanetin e atyre që nuk janë në mesin tonë për liriné tonë, për ata që amanetin e të rënëve për liri e quan në vend, për UÇK-në, të dielen MARSHOJMË PËR DREJTËSI . Historia nuk mund të rishkruhet!”, shkruhet në njoftim.
Të dielën, më 2 prill, në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.