Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar civilët shqiptarë të vrarë në masakrën e Pastaselit të Rahovecit gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mehaj ka thënë se kjo do mbetet si “terrori i aparatit gjenocidal serb mbi popullatën e pafajshme civile”.
“Familjarët e gjallë dhe ne të gjithë me përkujtimin e tyre nuk lejojmë që të mbetet në harresë autori i këtyre krimeve, shteti serb që pamëshirshëm masakroi civilët, e pandërgjegjshëm vazhdon të mohoj krimet e kryera’, ka thënë ministri Mehaj.
Mehaj ka shtuar se të rënët për lirinë e vendit nuk do të harrohen asnjëgerë, “ashtu nuk do pushojmë kurrë së luftuari deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurve me forcë”.