“Shtrenjtimi i rrymës mund të shmangej”, qytetarët e frustruar

Shtrenjtimi i rrymës po konsiderohet që mund të shmangej në këtë periudhë kohore. Opozita ka kritikuar vendosjen e tarifave të reja ku rryma shtrenjtohet për 15.4 %, teksa vlerësohet se problemi energjetik është i kamotshëm. Qytetarët thonë se rritja në vazhdimësi është e papërballueshme

“Shtrenjtimi i rrymës mund të shmangej”, qytetarët e frustruar

Nga kjo e shtunë zyrtarisht shpenzimet për energjinë eklektike për qytetarët e Kosovës do të llogariten me tarifat e reja.

Vetëm një vit prej rritjes së madhe të çmimit, ku qytetarët nisën të paguajnë deri në 100 për qind më shumë për rrymën e shpenzuar, tani ZRRE-ja rriti përsëri për 15 për qind faturat.

Në Kosovë, sipas raportit të fundit të Agjencisë së Statistikave të fillimvitit të kaluar, janë mbi 32 për qind të papunë.

Qytetarët, edhe ashtu të ngarkuar me rritje çmimesh e inflacion, po ankohen se kjo është e papërballueshme për ta.

Vitin 2022 që u shtrejntu as ajo nuk ka qenë e përballueshme, tash shumë shtrejntë është, se arsyeja është që pagat janë të vogla, pensione ska asgjë, 100 euro”, ka thënë Bashkim Deliu.

“Për standart të Kosovës, nuk është mirë se di sa munden me përballu klasa e ulët që skanë të ardhura”, ka thënë Hamdi Tahiri.

“Shumë e padurueshme është për neve, krejt artikujt janë ngrit, rryma u përfol qe sa ditë, tash u shtrejntu,e pa përballueshme sidomos për ne pensionistët”, ka thënë një qyteatr tjëtër.

“E ka dëmtu rëndë qytetarin e Koosvës sidomos atë kategorinë e shoqërisë, që ka varfëri të skajshme, cka I ka mbet pa u shtrejntu në mandatin e Albin Kurtit jetë ma katastrofale skemi pasë”, ka thëksuar një qytetar tjetër.

Por, shtrenjtimi i rrymës për 15.4% për të gjitha kategoritë pa dallim po konsiderohet se do të mund të shmangej.

“Na kemi shitë thëngjill me prodhu Serbia edhe Maqedonia energji, prej thëngjillit tonë, Gjermania e ka vendosë me e ringjallë energjinë prej thëngjillit, injoranca e shtetit tonë është qe 11 vjet, nuk ka në asnjë hap në prodhim të energjisë, ne cka kemi mujt me qenë, dyfishi i buxhetit të shtetit prej shitjes së energjisë, sipas potencialit se jemi vend energjetik”, ka thënë eksperti i energjisë, Hamdi Malushaj.

Rëndim për ekonominë e vendit dhe qytetarët e mbi të gjitha keq menaxhim të Qeverisë, po e quan këtë vendim Ferat Shala nga PDK, ku sipas tij pas rrymës do të ketë ngritje zinxhirore të çmimeve.

“Asnjë shtet tjetër në rajon e asnjë shtet tjetër nuk e kemi një situatë cfarë e kemi në Kosovë, për shkak të keq menaxhimit dhe keq planifikimit, të resurseve tona dhe të kapaciteteve prodhuese energjetike të vendit, ne në vend që të kemi ngritje të kapaciteteve në KEK sot kemi zvogëlim në rreth 60 Megaëat, ne sot kemi jasht funksionit disa termocentrale”, ka thënë Shalaj.

Partia tjetër opozitare, LDK-ja, ka dal me një propozim pas kësaj rritje.

“Për herë të dytë në këto dy vite të kësaj qeverie, të gjithë qytetarëve u rritet çmimi i energjisë elektrike, kësaj radhe për 15.4 për qind. E tëra kjo në këtë kohë krize, kur çmimet e produkteve esenciale janë rritur deri në 50 për qind, kur tatimi në pronë është rritur 100 për qind, kur pagat nuk janë rritur as në sektorin publik dhe as në sektorin privat dhe kur kursimet pensionale në Trust janë zvogëluar për 106 milionë euro. Shto kësaj faktin se vitin e kaluar investimet kapitale ishin realizuar për vetëm rreth 60 për qind, ndërsa qeveria mburret se i kanë tepruar qindra miliona euro dhe ju krijohet një pamje e qartë e dështimeve ekonomike të kësaj qeverie dhe të shtrydhjes financiare të familjes kosovare”, ka thënë Besian Mustafa.

Me tarifat e reja, varësisht nga konsumi, qytetarët do të pagujanë prej 2.88 e deri në 13.8 euro më shumë për faturat e rrymës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika