Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me ftesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE Michael Carpenter, është takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në OSBE, të premten e 31 marsit.
“Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE Michael Carpenter, është takuar me përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së në OSBE”, njofton Presidenca.
Osmani ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe tema të tjera.
“Diskutuam zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, sukseset e Kosovës në forcimin e demokracisë, si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri të qëndrueshme në kontinentin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani, njofton Presidenca.