Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet ka bërë të ditur se është takuar me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq.
Gjithashtu, Chollet bëri të ditur se kanë diskutuar për rëndësinë re zbatimi të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, që u arri në Ohër më 18 mars.
Ai gjithashtu e ka falënderuar Gjuriqin për mbështetjen që po i ofron Serbia, Ukrainës.
“E mrekullueshme të takosh ambasadorin Marko Gjuriq, me të cilin sot bisedova mbi rëndësinë e zbatimit të zotimit për marrëveshjen e BE-së në Ohër, në mënyrë që të shënohet progres në ambiciet serbe drejt BE-së. Falënderova Serbinë për mbështetjen e Ukrainës”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Great to see 🇷🇸 Amb @markodjuric today and discuss the importance of implementing EU Agreement commitments from Ohrid to advance Serbia's EU ambitions. Thanked 🇷🇸 for supporting Ukraine. Shared U.S. excitement to welcome a 🇷🇸 diplomat to @StateDept liaison program this fall.
— Derek Chollet (@CounselorDOS) March 31, 2023