Një e mitur ka raportuar në Policinë e Kosovës se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur.
Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se e mitura është intervistuar dhe se rasti ka ndodhur më 20 mars të këtij viti.
“DHUNIM/Gjakovë 20.03.2023-13:00. Viktima femër kosovare- e mitur, ka raportuar se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur. Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës.”, thuhet në raport.
Njësitet policore janë duke e hetuar rastin, gjersa lidhur me këtë të fundit tashmë është informuar dhe konsultuar prokurori.