Këshilli i Prindërve kërkon pushim pranveror për nxënësit

Vitin që shkoi, greva u organizua pas paralajmërimeve të shumta të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, e cila kërkonte nga 100 euro më shumë deri në miratimin e Ligjit të Pagave. Shkollat të cilat nuk ishin në grevë do të mbajnë pushimin pranveror, gjersa të tjerat jo. Për rrjedhojë, Këshilli i Prindërve ka reaguar, duke deklaruar se një kërkesë i është dërguar ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci. Por ende nuk kanë përgjigje nga ajo

Bankat shkollore

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që të respektohet mbajtja e pushimit pranveror për nxënësit e sistemit parauniversitar të Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Këshilli i Prindërve ka deklaruar se mosmbajtja e këtij pushimi është një shkelje e rëndë e të drejtave të fëmijëve.

“Më shumë sesa të shqetësuar e të mllefosur që na shkelën të drejtat e fëmijëve shpesh, përsëritur e krejtësisht hapur (pa asnjë pasojë për shkelësit); e që anshkalohemi si Këshill për shkak të qëndrimeve parimore e të drejta, është heshtja e çuditshme e krejt institucioneve të vendit dhe palëve të tjera për këto shkelje të rëndë të drejtash. Të krijohet përshtypja sikur ky vend nuk ka President, nuk ka Kryeministër, nuk ka Kuvend, nuk ka prokurori e gjykata, nuk ka Avokat të Popullit, nuk ka Këshill për Mbrojtjen e të Drejtave, nuk ka akademi, nuk ka kryetarë komunash e drejtori komunale të arsimit, nuk ka opinionistë, nuk ka përfaqësi ndërkombëtare (që deklarohen edhe për çështje krejt minore), nuk ka organizata që mbrojnë të drejtat e fëmijëve. Jemi vetëm ne e fëmijët tanë”, thuhet në njoftim.

Këshilli i Prindërve ka bërë të ditur se tanimë një kërkesë i është drejtuar udhëheqëses së këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, dhe se po presin përgjigje.

Vitin që shkoi, greva u organizua pas paralajmërimeve të shumta të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës, e cila kërkonte nga 100 euro më shumë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Kategorikisht kundër kësaj kërkesë ishte Qeveria e Kosovës, e cila e akuzonte SBAShK-un për grevë të politizuar dhe të ndikuar nga opozita.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, greva nisi më 25 gusht të vitit 2022. Me një muaj vonesë, kishte filluar mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar në Kosovë, pas pezullimit të grevës pesëjavore nga SBASHK-u.

Ndërkaq, më 22 dhjetor, nën polemika e debate të ashpra, u miratua Ligji i Pagave për punëtorët e sektorit publik.

2022/Greva në arsim, një muaj shkollat qëndruan pa nxënës  

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika