Këngëtarë e artistë përkrahin marshin e “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që do të mbahet të dielën e 2 prillit, ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët e Kosovës, duke përshirë organizata jo-qeveritare, partitë politike, gjithashtu, edhe këngëtarë e artistë të mirënjohur nga trojet shqiptare

Këngëtarë e artistë përkrahin marshin e “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Të dielën, më 2 prill (nesër), në Prishtinë, platforma “Liria ka emër” organizon marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Ky marsh ka marrë përkrahje të madhe nga qytetarët e Kosovës, duke përshirë organizata jo-qeveritare, partitë politike, gjithashtu, edhe këngëtarë e artistë të mirënjohur nga trojet shqiptare.

Për këtë në Radio Dukagjini, ka folur njëri nga ideatorët e platformës “Liria ka Emër”, Ismali Tasholli, i cili ka  ka theksuar se e diela do të jetë një lloj matësi për dinjitetin e shoqërisë kosovare, gjithashtu ai ka bërë të ditur se marshi ka mbështetjen e më shumë se 40 organizatave joqeveritare, disa partive politike dhe komunitetit artistik.

“Mua më vjen shumë mirë që shoqëria e ka kuptuar që UÇK është e tyre dhe po e përjetojnë përbrenda vetit. Dhe i kanë dhënë peshë, e diela me 2 prill është një lloje vage që do të matë dinjitetin e kësaj shoqërie, është një lloj rengeni thënë metaforikisht dhe besoj që është kuptuar pesha e saj nga përkrahja e marshit. Ne kemi përkrahjen e më shumë se 40 organizatave joqeveritare, kemi përkrahjen e 7 ose 8 partive politike, kemi përkrahjen e komunitetit artistik, këngëtare, aktorë, gjithë kanë bë deklaratat publike që do të jenë pjesë e marshit”, ka thënë Tasholli.

Këtu mund ti gjeni disa nga artistë dhe këngëtarët që kanë përkrahur këtë marsh:

Genc Prelvukaj, Soni Malaj, Aurela Gace, Arif Ziberi, Kushtrim Dobra, Clevio Serbiano, McQoppa, Zanfina Ismaili, Vesa Smolica, Ganimete Abazi, Dj Dalool, Luana Vjollca, Vedat Bajrami, Diellza Kolgeci, Dj PM, Teuta Selimi, Osman Azemi, Ernest Zymberi, Afrim Muçiqi, Fahrush Azemi, Getoar Selimi, Albana Osmani,Gold Ag, Shkelzen Jetishi, Ledri Vula, Dafina Dauti, Lumi B, Edi Furra,Cricekt Music, Kida, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, SAbri Fejzullahu, Marin, Albion Muqiqi, Melinda Ademi, Asim Gashi, Don Xhoni, Mozzik, Leonora Jakupi, Shyhrete Behluli, Ermal Fejzullahu, Yll Limani, Jehona Sopi, Labinot Tahiri.

Këngëtarë e artistë përkrahin marshin e “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika