Në lagjen “Lakërishtë” në Prishtinë janë djegur dy vetura dhe dëmtohet një, në fotot e siguruara nga Dukagjini, shihet se zjarri është fikur, ndërsa Policia e Kosovës është ende duke i bërë hetimet në lidhje me rastin.
Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje në lidhje më këtë nga policia, por ende nuk kanë dhënë ndonjë informacion.
“Ekipi i zjarrfikësve rreth orës 21:00 ka marrë informacion për zjarre në Lagjen Lakërishtë dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ishin duke u djegur dy vetura dhe një tjetër afër tyre është dëmtuar nga temperatura”, ka thënë Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi për Dukagjinin.
Më tej ai ka thënë se zjarrfikësit kishin arritur ta shuajnë dhe për shkaktaret e zjarrit nuk ka dhënë informacion.