“Nesër ‘Marshojmë për Drejtësi’”, Rama i Prishtinës dallon nga shefi i tij Abdixhiku, mbështet marshin e “Liria ka Emër”

Me këtë mbështetje Perparim Rama, ka dalluar nga shefi i tij në LDK, Lumir Abdixhiku, i cili ende nuk është deklaruar se a do të marrë pjesë. Gjithashtu as LDK-ja ende nuk ka dalë me një deklaratë, ndryshe nga partitë tjera - duke përshirë edhe atë në pushtet, VV-në - të cilat e kanë mbështetë këtë marsh.

“Nesër, 'Marshojmë për Drejtësi'”, Rama i Prishtinës dallon nga shefi i tij Abdixhiku, mbështet marshin e “Liria ka Emër”

Kryetari i Prishtinës ka bërë të ditur se përkrahë marshin e “Liria ka Emër”,që do të mbahet të dielën (nesër) në mbështetje të ish-krerëv të UCK-së.

Me këtë mbështetje Rama, ka dalluar nga shefi i tij në LDK, Lumir Abdixhiku, i cili ende nuk është deklaruar se a do të marrë pjesë.

Pra, LDK-ja ende nuk ka dalë me një deklaratë, ndryshe nga partitë tjera – duke përshirë edhe atë në pushtet, VV-në – të cilat e kanë mbështetë këtë marsh.

Rama këtë e bëri të ditur nëpërmjet një njoftimi në Facebook, duke shkruar se me besim të thellë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, marshojmë që t’i tregojmë publikut vendas e ndërkombëtarë se krimet ishin kryer nga aparatura serbe.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t’i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetërore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”, ka shkruar Rama.

Gjithashtu, nga radhët e LDK-së mbështetje ky marsh ka marrë edhe nga kryetari i Komunës së  Obiliqit, Xhafer Gashi.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika