Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen gjatë të dielës së 2 prillit (sot), ku në këto zgjedhje janë në garë kandidatët, njëri nga Partia Demokratike e Socialistëve, Milo Gjukanoviq dhe tjetri nga Lëvizja Evropa Tani, Jakov Milatoviq.
Të drejtë vote kanë 542.154 qytetarë, që është numër i njëjtë i votuesve sikurse në rundin e parë.
Fitues në raundin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale do të jetë kandidati që do të fitojë numrin më të madh të votave nga zgjedhësit. Mandati i presidentit zgjat pesë vjet.
Shumë njohës të politikës mendojnë se fitorja e Millatoviq mund të ndryshojë rrugën e Malit të Zi dhe rrugën drejt Bashkimit Evropian. Dhe të kemi një treshe – Vuçiq, Dodik, Milatoviq – të “botës serbe” dhe vartës të njeriut që Gjykata Ndërkombëtare Penale ka shpallur fletarrest për krime lufte, Vladimir Vladimirovich Putin.
Lexo të plotë analizën: “Nëse do të bëhet Millatoviq president, do të jetë funerali për pavarësinë e Malit të Zi – Ai është vegla e re e Vuçiq atje”
Politologu kroat, Davor Gjenero dhe publicisti dhe gazetari nga Sarajeva, Senad Pecanin, në një bisedë për Dukagjinin disa ditë më parë, kanë analizuar se fitorja e Jakov Milatoviqit në Mal te Zi për president, mund të sjellë pasoja negative për sovranitetin e Malit të Zi, procesin dhe rrugën evropiane të vendit, dhe kështu duke e drejtuar karshi Serbisë dhe Rusisë.