Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmytro Kuleba e quajti atë një “shaka të keqe të një prillit” marrjen e presidence nga Rusia në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Sipas kryediplomati ukrainas, roli i Këshillit të Sigurimit është për ta ruajtur paqen por është uzurpuar nga një shtet i cili është duke pushtuar shtetin fqinje të saj që është duke vepruar në kundërshtim me rolin e Këshillit të Sigurimit.
“Bota nuk mund të jetë një vend i sigurt me Rusinë të ulur brenda nesh”, ka thënë ai.
“Udhëheqësi i Rusisë është një kriminel lufte i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për rrëmbimin e fëmijëve”, ka theksuar Kuleba.
Russian UN Security Council presidency on April 1 is a bad joke. Russia has usurped its seat; it’s waging a colonial war; its leader is a war criminal wanted by the ICC for kidnapping children. The world can’t be a safe place with Russia at UNSC #BadRussianJoke #InsecurityCouncil
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 30, 2023