Të shtunën pasdite në Thuringen të Gjermanisë ka ndodhur një aksident. Nga ky aksident kanë ndërruar jetë shtatë persona.
Siç raporton MDR, duke cituar policinë, pas përplasjes së tri makinave në një rrugë federale midis Schönstedt dhe Bad Langensalza, të gjitha automjetet e përfshira kanë marrë flakë, dy persona të tjerë janë plagosur rëndë.
Sipas kësaj, një veturë për shkaqe ende të paqarta kishte përplasur veturën përballë dhe pastaj dy makina të tjera, shkruan 20minuten.
Tashmë janë duke u hetuar shkaqet që quan deri te ky aksident në autostradë, derisa të dielën një ekspert duhet të rishqyrtojë vendin e aksidentit pranë Bad Langensalza në perëndim të shtetit.
Sipas zjarrfikësve, përveç të vdekurve, ka edhe tre të lënduar. Policia thotë se njëri prej tyre është ende në rrezik për jetën. Deri tani nuk ka të dhëna për asnjë identitet të viktimave, shkruan 20minuten.