Autobusë të shumtë në mënyrë të organizuar kanë arritur nga të gjitha komunat në parkingun e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, të cilët po vazhdojnë rrugën për në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Është duke vazhduar grumbullimi i qytetarëve për të qenë pjesë e marshit “Marshojmë për Drejtësi”, i cili organizohet në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.
Ky marsh do të fillojë nga ora 12:00 te sheshi “Zahiri Pajaziti” dhe do të vazhdojë te sheshi “Skendërbeu” në Prishtinë.
Rrugës për në sheshin “Zahir Pajaziti”, qytetarëve po u prin ish-komandanti i UÇK-së, Sami Luishtaku.
Ndërsa, këtë marsh e ka organizuar iniciativa “Lira Ka Emër”, i njëjti është përkrahur edhe nga shumica e partive politike në Kosovë, organizata të ndryshme, artistë e sportistë.