Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi, po merr pjesë në marshin në Prishtinë “Marshojmë për Drejtësi”.
“Ne kemi ardhur t’i respektojmë vëllezërit tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë dhe për të kundërshtuar padrejtësinë që po i bëhet. Sepse lufta e UÇK-së ka qenë çlirimtare, nuk ka qenë agresive, nuk kemi qenë invazues, kemi mbrojtur shtëpitë tona, kombin tonë”, ka thënë Arifi.
“Ky është mesazhi jonë që sot jemi kundër padrejtësisë që po u bëhet krerëve tonë të UÇK-së, jemi kundër asaj që dojnë me njëllos historinë tonë, me e rishkru edhe një herë, e cila nuk mund të rishkruhet”, ka shtuar ai në edicionin special të RTV Dukagjini.
Ai është shprehur i lumtur për lëvizjen masovike nga qytetarët, që sipas tij, tregon se të gjithë jemi të bashkuar rreth UÇK-së.
“Ne ndoshta jemi të përçarë në mënyrë interne me njëri–tjetrin, por kur vjen tek UÇK-ja, me ne nuk ka shaka”, ka theksuar Arifi.