Gjatë ditës së sotme në Prishtinë është mbajtur marshi i organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre në Hagë.
Marshi filloi nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe vazhdoi në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.
Në këtë marsh morën pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova dhe po cilësohet si një nga tubimet më të mëdha që nga paslufta në Kosovë.
Këtu mund të shihni fotografitë nga ky marsh: