Duda Balje e Kervan, pjesë e marshit në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak Duda Balje dhe deputeti Enis Kervan kanë qenë të pranishëm në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”

Duda Balje e Kervan pjesë e marshit në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka qenë e pranishme në marshin e organizuar nga platforma “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Këtë e bëri të ditur Balje, duke postuar disa foto në llogarinë e saj në Facebook.

Gjithashtu, pjesëmarrës ka qenë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP), Enis Kervan.

Ndërsa, ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika