Shqiptarët e diasporës mblidhen në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Shumë shqiptarë nga vende të ndryshme të Evropës kanë marrë rrugën drejt Hagës, për të dalë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Pamje nga tubimi i shqiptarëve të diasporës në Hagë, për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së, pak para se të hapet gjyqi i tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, 3 prill 2023. Foto: Sylejman Sylejmani nga RTV Dukagjini.

Pas marshimit të mbajtur të dielën e 2 prillit në sheshet e Prishtinës, këtë të hënë është duke u mbajtur një protestë në Hagë, aty ku ndodhet selia e Gjykatës Speciale.

Tashmë shqiptarët e diasporës janë mbledhur para Gjykatës Speciale në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pak para se të hapet gjyqi i tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Nën brohoritjet “UÇK, UÇK”, “O Hashim, ti ku je, krejt Kosovës këtu e ke”, shqiptarët e diasporës në Hagë kanë nisur protestën.’

Në mesin e shumë protestuesve në Hagë, ndodhet edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.

Ai me qindra bashkatdhetarë të tjerë, janë mbledhur për të protestuar kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit me bashkatdhetarët në Hagë para fillimit të seancës së parë gjyqësore ndaj ish-liderëve të UÇK-së

Çfarë do të ndodhë sot në Hagë?

Në Dhomat e Specializuara në Hagë këtë të hënë do të nisin deklaratat hyrëse në rastin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prokurori i specializuar fillimisht do të mbajë deklaratën e tij. Gjyqtarët i kanë caktuar atij një afat prej pesë orësh për ta mbledhur rastin që synon ta paraqesë.

Pamje nga tubimi i shqiptarëve të diasporës në Hagë, për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së, pak para se të hapet gjyqi i tyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, 3 prill 2023. Foto: Sylejman Sylejmani nga RTV Dukagjini.

Pas kësaj, avokati i viktimave do të mbajë fjalën e tij, të cilit i është caktuar një afat prej 45 minutash.

Në ditët në vijim do të mbahen edhe avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Lokacionet për krimet e dyshuara

Në aktakuzën e Prokurorit të Specializuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmenden 40 lokacione ku dyshohet se u kryen krime.

Po ashtu, aty përmenden më shumë se 400 persona që dyshohet se janë ndaluar jashtëligjshëm, 102 të vrarë dhe 20 të zhdukur.

Çfarë është Gjykata Speciale?

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, janë krijuar pas votimit më 2015 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ky institucion që njihet edhe si Gjykata Speciale, heton krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së, të kryera ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Kujtojmë se prej nëntorit të vitit 2020, ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë të Holandës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika