SPAK: kërkon konfiskimin e pasurisë së Kasem Mahmutaj

Prokuroria  e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsioni (SPAK) ka kërkuar që t'i konfiskohet pasuria e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike (PD), Kasem Mahmutaj

Kasem Mahmutaj

Kërkesa për sekuestrimin e pasurive, Kasem Mahmutaj, deputet nga radhët e PD-së, ka ardhur pasi vëllai i tij, Gazment Mahmutaj, i cili ka qenë edhe subjekt i OFL-së, dhe i dënuar në Itali me akuzën e trafikut të drogës dhe prostitucionit.

16 pasuri të paluajtshme i’u janë konfiskuar nga SPAK-u familjes Mahmutaj.

Po ashtu ka pasur edhe sekuestrime tek mjetet e lëvizshme siç janë, automjete, aksione në një kompani që tregtonte, pajisje elektrike dhe subjekte biznesi.

Ndër pronat e sekuestruara ishin edhe ato të deputetit.

“Shfrytëzim prostitucioni”, vepra për të cilën është dënuar vëllai i deputetit të PD-së Gazmend Mahmutaj (alias Eduarto Toska) nga shteti italian.

Është shënuar hera e parë që SPAK-u ka konfiskuar pasuri ndaj një deputeti, në kuadër të procesit kundër krimit edhe korrupsionit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika