Behluli: Qeveria ti ndalë fushatat linçuese ndaj gazetarëve

Të martën e 3 majit është shënuar dita për lirinë e shtypit, kjo ditë nuk ka kaluar pa kritika, drejtuar pushtetit aktual, pasi ky i fundit po përdor gjuhë të rrezikshme ndaj gazetarëve siç janë linçimet dhe denigrimet

Pranvera Behluli - AGK

Pranvera Behluli, nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka thënë se, Kosova është renditur më mirë në ranglistën e raportit të Reporterëve pa Kufi, por sipas kësaj, duhet që të synohet, që Kosova të ngritet për çdo vit më mirë në pozitë, e kjo normalisht se bëhet, duke bashkëpunuar midis Qeverisë edhe mediave.

Behluli kishte, parë një fushatë linçuese ndaj mediave nëpër konferenca nga bartësit e institucioneve se si është përdorur gjuha e urrejtjes dhe linçimet ndaj gazetarëve.

“Prej se është themeluar struktura e re në AGK, ne për çdo ditë kemi marrë ankesa nga gazetarët e mediave të ndryshme, për mbylljen e ekzekutivit të vendit dhe ministrive përkatëse ndaj interesimit të mediave”, ka deklaruar Behluli, për emisionin FIVE në RTV Dukagjini.

Behluli, ka thënë se, i kanë “bërë thirrje institucioneve që të jenë më bashkëpunuese me mediat, pasi që është shumë shqetësuese  edhe denigruese gjuha e urrejtjes që është parë kohëve të fundit në drejtim të gazetarëve”.

Sipas saj, sulmet dhe linçimet ndaj gazetarëve nuk i kontribuojnë Kosovës, dhe kjo nuk duhet të jetë në një vend demokratik as temë diskutimi.

”Jo vetëm në këtë ditë, që është dita e lirisë së shtypit, por ne vazhdimisht, kemi bërë thirrje dhe do të bëjë thirrje që të jenë më të hapur ndaj mediave dhe më bashkëpunues me gazetarët, që të krijohet ambient më i favorshëm për gazetari.

Gjuhën e urrejtjes dhe denigruese shpesh herë edhe linçuese nuk e kishte parë vetëm AGK-ja.

“Për këto gjëra ka pasur edhe organizata të tjera që kanë reaguar për këto dukuri që po ju bëhen mediave në Republikën e Kosovës” ka thënë ajo.

Po ashtu Behluli, ka kujtuar edhe rastin kur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka penguar gazetaren, që ka ofenduar duke i thënë se po bënte pyetje budallaqe apo pyetje palidhje. Kjo gjuhë duhet të marrë fund dhe duhet të jenë më bashkëpunues ndaj gazetarëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika