Zyra e Prokurorit Special ka thënë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, i ka detyruar viktimat në qendrat e ndalimit të hiqnin dorë nga kryetari i atëhershëm i LDK-së, Ibrahim Rugova dhe vetë LDK-ja.
Sipas Prokurorisë, personat e mbajtur në qendrat e ndalimit – në Cahan, në Kleçkë, në Jabllanicë, Drenoc, në Likofc, në Baicë… – ishin të shënjestruar pasi shiheshin si kundërshtarë dhe bashkëpunëtor me forcat ish-jugosllave, gjithashtu, ndaluarit u akuzuan se janë spiunë të Serbisë dhe mbështetës të LDK-së.
”Në Baicë Thaçi e Sabit Geci i morën në pyetje të ndalurit duke i identifikuar si rugovist, duke iu kërkuar të nënshkruanin deklarata për të hequr dorë nga Ibrahim Rugova dhe nga LDK-ja…Të ndaluarit të mbajtur në këto qendra ndalimi gjatë gjithë kohës janë marrë në pyetje. Provat do të tregojnë se marrjet në pyetje përfshijnë edhe arsyet se pse ata ishin të shënjestruar, ata konsideroheshin si kundërshtarë, pra përceptoshin se bashkëpunonin me forcat ushtarake të ish-Jugollsavisë. Në Likoc të ndaluarit u akuzuan se janë tradhtarë dhe spiunë të Serbisë, dhe mbështetës të LDK-së. Në Jabllanicë u akuzuan se shoqërohen me serbët dhe se ishin spiunë. Në Llapushnik dhe Drenoc të ndaluarit u akuzuan se bashkëpunojnë me serbët, se ishin spiunë apo nuk mbështetnin UÇK-në”, ka thënë prokurori.